Dybala: Do largohem nga Palermo

Sulmuesi i Palermos, Paulo Dybala ka pranuar se këto mund të jenë ditët e tij të fundit te skuadra italiane, para se ai të ndërrojë klubin gjatë verës.

Sport

05/04/2015 10:03

Dybala si duket do të jetë njëri nga emrat më të përfolur në këtë merkato verore, pasi edhe vet lojtari ka thënë se këto janë ditët e tij të fundit te Palermo.

“Unë tentoj të mos mendoj shumë sa i përket merkatos. Unë jam në mënyrë komplete i fokusuar në dhjetë ndeshjet e fundit në Serie A, sepse ato mund të jenë ndeshjet e fundit të mia me Palermon”, tha lojtari për Di a Dia.

Dybala ka shkëlqyer në këtë sezon të Serie A, pasi ka arritur të shënojë plotë 13 gola. Ai kërkohet nga shumë skuadra të mëdha europiane.