Dybala – Barcelona, lajm i madh nga Allegri

Massimiliano Allegri nuk dyshon në qëndrimin e Paulo Dybalas te Juventus.

Sport

22/07/2017 08:20

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk frikësohet nga largimi i sulmuesit Paulo Dybala te Barcelona.

Gjiganti katalan spekulohet se është i interesuar për blerjen e yllit argjentinas.

Por, Allegri nuk dyshon në qëndrimin e Dybalas te Juventus, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk kam frikë se do ta humb Dybalan”, deklaroi Allegri. /Lajmi.net/