Dybala alarmon të gjithë, udhëton në Madrid

Paulo Dybala nuk është ftuar nga trajneri i Argjentinës për dy ndeshjet miqësore të marsit, atë kundër Italisë dhe Spanjës.

Sport

19/03/2018 19:23

Ylli i Juventusit, mos grumbullimin në ekipin kombëtar e ka shfrytëzuar për të udhëtuar drejt kryeqytetit spanjoll, në Madrid.

Ka mjaftuar ky udhëtim drejt Madridit për të ndezur spekulimet rreth së ardhmes së tij.

Mediet në Itali kanë filluar të japin versione të ndryshme, duke shkruar se Dybala mund t’i bashkohet Real Madridit verën e ardhshme, nëse dështon arritja e marrëveshjes me Neymarin e PSG-së./Lajmi.net/