Dy zyrtarë serbë vizitojnë Prizrenin

Nesër pritet të realizohet vizita e dy zyrtarëve qeveritarë serbë në Prizren. Ministri Vanja Udovicic dhe Drejtori i Zyrës për Kosovën do të marrin pjesë në liturgjinë e Kishës Ortodokse.

Lajme

26/01/2014 16:35

Ministri i Rinisë dhe Sportit të Serbisë Vanja Udovicic dhe Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Mirko Krlic, do të vizitojnë nesër Prizrenin.

Këta dy zyrtarë të lartë të Qeverisë serbe do të qëndrojnë nesër në Prizren, ku do të marrin pjesë në liturgjinë e Kishës Ortodokse, ndërsa më pas ata do të dërgojnë dhurata për nxënësit në shkollën fetare të kësaj kishe, raportojnë mediat serbe.

Kjo vizitë e dy zyrtarëve serbë bëhet në kohën kur Ministrit pa Portofol të Serbisë, Aleksandar Vulin, i është ndaluar hyrja për të vizituar qytezën e Shtërpces.