Dy veta në paraburgim, organizonin shkuarjen në luftën e Sirisë

Një gjyqtar ndërkombëtar ka dhënë urdhër sot për caktimin e masës së paraburgimit 30 ditësh për dy të dyshuar për tentim organizimi dhe pjesëmarrjeje në një grup terrorist.

Lajme

07/02/2014 13:50

Një gjyqtar ndërkombëtar ka dhënë urdhër sot për caktimin e masës së paraburgimit 30 ditësh për dy të dyshuar për tentim organizimi dhe pjesëmarrjeje në një grup terrorist.

“Sot, një gjyqtar ndërkombëtar i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Prishtinë urdhëroi caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj dy personave të dyshuar për tentim të kryerjes së veprës penale Organizimi dhe pjesëmarrja në një grup terrorist”.

“Të dyshuarit planifikonin që të shkojnë dhe të luftojnë në Siri në radhët e Al-Kaidës”.

“Rasti është duke u hetuar nga një prokuror vendas nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK)”, thuhet në komunikatën e EULEX’it.