Dy vëllezërit e dyshuar për terrorizëm kërkohen në një minierë të braktisur

Sipas gazetës britanike Daily Mail, policia franceze në orët e natës ka filluar të “krehë” edhe një horizont të madh nëntokësor, i thellë disa qindra metra. Në malin afër Parisit, ku mendohet se kanë ikur vëllezërit Kouachi, gjendet një minierë e braktisur dhe ekziston mundësia që ata të jenë fshehur pikërisht aty. 

Bota

08/01/2015 22:14

Pjesëtarët e armatosur rëndë të njësiteve antiterroriste franceze vazhduan të krehin pyje dhe fshatra të afërta me Parisin, në kërkim të dy vëllezërve të dyshuar për vrasjen e 12 njerëzve të mërkurën në Paris.

Krahas përcjelljes me helikopterë, policët po bastisin shtëpi dhe prona në Corcy, fshat ky disa kilometra larg pikës së karburanteve ku janë vërejtur dy vëllezërit e maskuar.

Të arratisurit janë francezë (me origjinë algjeriane) dhe ata janë të armatosur e të rrezikshëm, kurse Sherifi është i njohur për policinë pasi që 10 vjet më parë është arrestuar në përpjekjen e tij për të shkuar në Irak për të luftuar në anën e islamikëve, për ç’arsye ishte dënuar me 18 muaj burgim.

Në tërë Francën janë rritur masat e sigurisë në në nivelin më të lartë, veçmas pas vrasjes së edhe një policve franceze të enjten.

Ministria e Punëve të Brendshme e Francës ka konfirmuar se në lidhje me masakrën në redaksinë e javores satirike Charlie Hebdo, deri tash janë arrestuar nëntë persona, por kërkimi i dy sulmuesve të dyshuar vijon ende, raporton BBC.