Dy ushtarë ukrainas arrestohen për shkeljen e një vajze

Ushtria e Ukrainës ka deklaruar se ka paraburgosur dy ushtarë si të dyshuar se në gjendje të dehur me një autoblindë kanë mbytur një vajzë 8-vjeçare.

Bota

17/03/2015 20:06

Në deklaratën e ushtrisë thuhet se ushtarët “nuk kanë qenë në gjendje të mirë” dhe shtohet se nuk do të ketë mëshirë për ata që janë përgjegjës për fatkeqësinë.

Fatkeqësia ka ndodhur dje në qytetin Konstantinov, në lindje të vendit, kur një autoblindë ushtarake ka goditur anëtarët e një familje, të cilë kanë qenë në trotuar.

Mediat lokale kanë shkruar se autoblinda me ushtarë ukrainas ka qarkulluar shpejt nëpër rrugët e Konstantinovit ndërsa ka humbur kontrollin dhe ka goditur këmbësorët.

Tetëvjeçarja ka vdekur, ndërsa nëna e saj dhe një fëmijë tjetër janë në spital, transmeton agjencia AFP.