Dy tifozët e veçantë të Kosovës

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ ishte i vogël për të përmbushur kërkesat e mëdha të tifozëve të Kosovës për të ndjekur nga afër sfidën finale në grupin 3 në Ligën D të Ligës së Kombeve kundër Azerbajxhanit.

Sport

21/11/2018 22:45

Është raportuar se afër 13 mijë tifozë kanë qenë të pranishëm në këtë ndeshje, që përfundoi me fitoren 4:0 për Kosovën.

Flamuj, mesazhe të ndryshme e brohoritje të pandërprera përshkruajnë këto 90 minuta të paharruara për Kosovën.

E paharruar do të jetë edhe ngjyrosja e fytyrës me ngjyrat e Kosovës e bëra nga dy tifozë ‘Dardanë’.

Tifozët e Kosovës (Foto: Sefer Aliqkaj)

Është fotografi Sefer Aliqakaj që ka shkrepur një nga dhjetëra fotografitë më të mira që janë shkrepur në natën historike për futbollin e Kosovës./Lajmi.net/