Dy tifozë të Atleticos i harruan biletat në shtëpi

Dy tifozë të Atletico Madridit i kanë harruar në shtëpi biletat e finales në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit, dhe nuk do të mund të përcjellin duelin e madh në Estadio da Luz të Lisbonës.

Sport

24/05/2014 21:41

Finalja e Ligës së Kampionëve, së bashku me finalen e një Kampionati botëror, janë dy ndeshjet më të mëdha të futbollit për klube ose Kombëtare.

Por, ballafaqimin e sotëm mes Real Madridit dhe Atletico Madridit nuk do të mund ta shikojnë dy tifozë të Atleticos që për fatin e tyre të keq, kanë harruar biletat në shtëpi, në momentin kur janë nisur drejt Lisbonës, qytet nikoqir i finales.

Në paraqitjen e tyre për Cadena Ser, tifozët e Atleticos, të cilët kanë thënë se për disa dekada janë mbështetës të skuadrës nga Vicente Calderon, kanë shpjeguar se kanë harruar biletat në shtëpi dhe nuk kanë gjetur asnjë formë për të hyrë në stadium.

Ata pa dyshim se mund të konsiderohen si tifozët më të pafat në botë, por së paku mund të ngushëllohen duke e shikuar finalen në monitorët e mëdhenj të vendosur jashtë stadiumit Estadio da Luz.

Më shumë vëmendje herën tjetër.