Dy terroristë të PKK-së u neutralizuan në Turqi

Të paktën dy terroristë të PKK u “neutralizuan” të hënën në provincën juglindore Sirnak të Turqisë.

Bota

21/08/2018 20:12

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizuar” në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë ose u dorëzuan ose u vranë ose u kapën.

Sipas deklaratës së zyrës së guvernatorit lokal, terroristët u vëzhguan në rajonin Bestler-Dereler nga një mjet ajror pa pilot në mëngjes.

Më vonë, një operacion ajror u zhvillua në zonën ku dy terroristë u “neutralizuan”.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK  e shënuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE  ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, duke përfshirë gratë dhe fëmijët.