Dy tërmete të fuqishme në Turqi

Mediat turke raportojnë se gjatë ditës së sotme në zonën e detit Egje kanë janë regjistruar dy tërmete brenda një ore.

Bota

12/09/2016 12:24

Dridhjet e para janë shkaktuar në orën 11:26 dhe sipas shifrave zyrtare ka qenë i shkallës 5 ballë, ndërsa tjetri ka ndodhur në orën 12:29 dhe ka qenë i fuqisë 4.5 ballë. Tërmetet janë ndjerë në qytetet e Izmirit, Manisa dhe Bursës.

Zyrtarët e zonës kanë njoftuar paraprakisht se nga tërmetet nuk ka humbje në njerëz por ka humbje të konsiderueshme materiale. Shumë shtëpi janë dëmtuar nga dridhjet e tokës, shkruan Gazeta Express.