Dy tërmete të fuqishme godasin Turqinë, njerëzit dalin të tmerruar në rrugë

Dy tërmete 5.0 ballësh kanë goditur pjesën perëndimore të Turqisë dhe provincën Manisi, por nuk ka raporte për viktima dhe dëme materiale.

Bota

22/04/2017 14:19

Sipas mediave turke, tërmetet  e  pasditës të së premtes kanë shkaktuar panik te qytetarët, të cilët kanë dalë të tmeruar në rrugë.

Tërmeti i parë ka ndodhur në qytetin e Selendit pas orës 16.00, ndërsa i dyti ka ndodhur një orë më  vonë në qytetin Sehzadeler.

Tërmetet janë të shpeshta në Turqi, por më i fuqishmi i dekafdave të fundit ka qënë ai i 1999 , ku humbën jetën rreth 18.000 njerëz.