Dy të vdekur pas shpërthimit në minierën në Iran

Një shpërthim i madh ka goditur një minierë lokale në Iran, duke lënë të ngujuar të paktën 80 minatorë.

Bota

03/05/2017 16:50

Sipas agjencionit shtetëror të lajmeve IRNA, disa nga personat e ngujuar kanë vdekur pas shpërthimit në minierën Zemestanyurt, e cila gjendet në afërsi të qytetit Azadshahr.

Ndërsa sipas raportimeve të Press TV, të paktën dy persona kanë humbur jetën përderisa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar.