Dy të vdekur në aksident trafiku në rrugën Klinë-Gjakovë

Dy persona kanë vdekur dhe tre janë lënduar në aksidentin e dy veturave sot pasdite në fshatin Gremnik të Klinës. Policia nuk jep shkaqet e aksidentit.

Lajme

13/02/2014 15:16

Dy persona kanë vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur sot pasdite në rrugën Klinë-Gjakovë, në fshatin Gremnik.

Policia e Kosovës bën të ditur se rreth orës 13:49 i është përgjigjur një aksidenti në komunikacionin rrugor, i cili ka rezultuar me lëndime të rënda trupore dhe fatalitet, si dhe dëme materiale.

“Në ketë aksident ishin  përfshirë dy automjete me targa regjistrimi vendor, njëra  e tipit “Peugeot”, ndërsa tjetra e tipit “Opel”.

“Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona dhe lënduar tre të tjerë si dhe shkaktohen dëme materiale”.

Prokurori i Shtetit është njoftuar për këtë rast dhe ak dalë në vend të ngjarjes për t’i bërë hetimet.