Dy të vdekur e tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Dy persona kanë vdekur në aksidentin që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, në pasditen e së enjtes.

Lajme

02/08/2018 20:57

Aksidenti, sipas Policisë, ka ndodhur në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës, përkatësisht në hyrje të magjistrales, prej Podujevës.

Policia e Kosovës ka treguar për Express se ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

“Para rreth gjysmë ore është shkaktuar një aksident trafiku, ku si pasojë e aksidentit dyshohet se dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me procedurat e hetimit, për të identifikuar shkaqet se si ka ardhur deri te ky aksident tragjik”, ka shtuar Hoxha.