Dy të plagosurit në sulmet në Bruksel, në gjendje kritike

Të paktën dy persona janë në gjendje kritike shëndetësore si pasojë e sulmeve të sotme në Belgjikë ku të vdekur mbetën 34 persona. Që të dy janë duke marrë tretman mjekësor në klinikën “Saint-Jane”, i kanë thënë BBC-së zyrtarët brenda spitalit.

Bota

22/03/2016 18:41

 

Ndërsa, edhe tre të tjerë kanë nevojë për përkujdesje intensive.

Gjithsej në këtë spital janë pranuar 22 persona, derisa pjesa tjetër, veçmas të lartpërmendurve, kanë pësuar lëndime më të vogla, transmeton KosovaPress.

Shumica e të lënduarve kanë pësuar djegie të lehta, trauma fizike dhe psikike.