Dy të plagosur te “Sami Frashëri”, policia tregon rreth ngjarjes /VIDEO-FOTO

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri të shkolla “Sami Frashër”.

Lajme

12/06/2018 17:59

Policia ka dhënë detaje për lajmi.net, rreth ngjarjes. Sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, personat e plagosur janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar imformatën për të shtëna me armë në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë. Me të dale në vend ngjarje policia ka konstatuar se bëhet fjalë për plagosje me armë zjarri ku janë plagosur dy persona. Personat e plagosur janë dërguar për tretman mjëkesorë  ndërkohë që njësitë policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Lajmi.net më parë raportoi për ngjarjen.

Të shtëna me armë zjarri te “Sami Frashëri” në Prishtinë, një i plagosur /VIDEO-FOTO

35159183_1812592252117297_2401899351493312512_n 35151388_1812592232117299_1014336829953933312_n