Dy të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në lagjen Dardania

Dy persona kanë marrë plagë nga shpërthimi që ndodhi para disa minutave në lagjen Dardania të Prishtinës.

Lajme

12/01/2015 19:09

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi policor Agron Borovci ka deklaruar se sipas informacioneve nga terreni, zjarri ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Borovci njoftoi se dy persona kanë marrë plagë nga ky shpërthim dhe se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale nga zjarri.

Shpërthimit ka ndodhur në një objekt kolektiv që ndodhet te Bashkësia Lokale në lagjen Dardania. (Kosovapress)