Dy të plagosur në shkallët e gjykatës në Nashwill

Në shkallët hyrëse të gjykatës në Nashvill të Karolinës Veriore një sulmues i panjohur ka shtënë me armë zjarri në dy persona, kurse policia është vënë në kërkim të dy sulmuesve të dyshuar. 

Bota

28/10/2014 20:47

Si njofton televizioni ABC, ndërtesa e gjykatës është rrethuar, ndërkohë që në ajër është ngritur edhe një helikopter për të ndihmuar në kërkimin e dy të dyshuarve në pyllin e afërm.

Në këtë moment hyrjet në gjykatë janë mbyllur, kurse policia nuk lejona hyrje as dalje nga ndërtesa.

Dy personat e goditur me armë nuk janë në rrezik për jetën, deklaroi sherifi Dick Jenkins, i cili ende nuk e ka publikuar përshkrimin e sulmuesve.

Marie Hinkl, që punon në afërsi, tha se ka dëgjuar të shtënat dhe se ka pasur shumë plumba të shkrepur.