Dy të mitur kapen “mat” duke bërë seks

I.M 15 vjeç dhe M.H 14 vjeç janë zënë në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale në një banesë në Fier. Policia ka nisur procedurë penale ndaj djalit I.M për veprën penale “marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Lajme

18/03/2014 10:20

Thonë që dashuria nuk njeh moshë, por ligji dënon  ata që kryejnë marrëdhënie seksuale nën moshën 18 vjeçare.

Dy të rinj, djali I.M 15 vjeçar nga Fieri një vajzë 14 vjeçare M.H nga po ky qytet, janë zënë duke kryer marrëdhënie seksuale në një banesë ku ishin vetëm.

Policia e Fierit pasi ka marr informata nga familja e vajzës, ka shkuar në banesën ku dyshohej ku ishin të rinjtë edhe i ka zënë ata në flagrancë.

Edhe pse të dy kanë deklaruar se asgjë nuk ka ndodhur pa dëshirën e njëri-tjetrit, policia ka nisur procedurën penale ndaj djalit I.M për vepër penale “marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Për lidhjen e të dy të rinjve e kishin ditur shokët e tyre të cilët vijonin mësimet në po të njëjtën shkollë. Po ashtu familja e vajzës, e kishte vëzhguar atë kohëve të fundit, pasi që kishin dyshuar se ajo ishte në lidhje dashurore me ndonjë djalë.

Tasti tashmë pritet që të dërgohet në seksionin e të miturve në Prokurorinë e Vlorës, raporton gazeta Shqip.