Dy të lënduar në një aksident në Strellc

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 13:00 në fshatin Strellc të Pejës.

Lajme

20/04/2015 13:44

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Tribuna Channel se në aksident janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar në Klinikë për tretman mjekësor.

Xhevat Ibraj, zëdhënës rajonal i policisë në Pejë ka deklaruar se në aksident janë përfshirë një veturë me targa civile dhe një traktor.

Ai ka thënë se policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me hetimin e aksidentit.