Dy sulme me thikë në Vjenë, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar pas dy sulmeve të ndara me thikë në një nga lagjet e kryeqytetit të Austrisë, Vjenës.

Bota

07/03/2018 23:50

Sulmet ndodhën në një diferencë kohore prej 30 minutash.

Në sulmin e parë u sulmua një familje, një çift dhe vajza e tyre 17 vjeçare.

Sipas Policisë, të tre janë lënduar dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë pasi janë në rrezik për jetën, transmeton Klan Kosova.

Në sulmin tjetër është lënduar një person poashtu, jeta e të cilit gjithashtu është në rrezik.

Policia ka bërë të ditur se nuk dihet nëse ka ndërlidhje mes të dyja sulmeve, ashtu sikur nuk dihen as motivet.

Në Vjenë nuk ka pasur sulme, të tilla sikur kanë qenë ato nga Shteti Islamik në Paris, Berlin, dhe Bruksel qysh nga viti 2015.