Dy suharekasit e arrestuar në Kumanovë (FOTO)

Tashmë ka dalë një listë me emrat e të arrestuarve në Kumanovë, kurse në mesin e emrave janë edhe dy qytetarë të Suharekës.

Lajme

11/05/2015 20:48

Gjithashtu në profilin e Facebook-ut të disa familjarëve shihen fotografi duke i mbështetur ata që të jenë të fortë dhe bëjnë thirrje për lirim nga policia maqedonase.

Një nga të arrestuarit në Maqedoni është Fadil Elshani, i cili ka qenë pjesë e luftës në Maqedoni edhe gjatë vitit 2001. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e luftës çlirimtare në Kosovë. Fotografia më poshtë është e vitit 2001, gjatë luftës në Maqedoni.

fadil-elshani

fadil-elshani1

I arrestuari tjetër i cili është pjesë e listës, është edhe Ardijan Bujari.

ardian-bujari

ardian-bujari-1

 

Ai gjithashtu ka marrë pjesë në luftën e parë në Maqedoni por edhe në Kosovë. Më poshtë mund ta shihni në fotografi. /therandapost.com