Dy skuadrat e vetme për të cilat Benzema do të largohej nga Reali

Karim Benzema do të largohej nga Real Madrid vetëm për dy skuadra.

Sport

19/10/2018 09:58

Sulmuesi francez, Karim Benzema, mund të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit.

‘Mediapart’ shkruan se 31 vjeçari është i gatshëm të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ vetëm për Manchester Cityn dhe PSG-në.

Ky raportim veçon edhe refuzimin që Benzema i ka bërë Milanit verën e fundit.

Vendin e Benzemas te Real Madrid mund ta zë Harry Kane i Tottenhamit si alternativa e parë e Florentino Perez, pa harruar edhe Mauro Icardin e Interit./Lajmi.net/