Dy skuadra spanjolle mbajnë një minutë heshtje kundër dëshirës së gjyqtarit

Një minutë heshtje në ndeshjen në ndeshjen e dy skuadrave të femrave në Spanjë u mbajt pa lejen e arbitres që detyronte lojtaret të fillonin lojën.

Sport

19/03/2018 22:55

Rayo Vallecano u ndesh me Albacete në kategorinë e parë të dielën dhe donin një minutë heshtje për një tifoze të re Nayara Dominguez e cila vdiq nga kanceri ë moshën 11-vjeçare javën e kaluar.

Përveçse ishte tifoze e Rayo-s, Nayara ishte edhe kushërira e ekipit të U19 të Spanjës Laura Dominguez.

Lojtaret u mblodhën në mesin e fushës por arbitrja refuzoi kërkesën e tyre për një minutë heshtje dhe detyroi Rayon të fillonte ndeshjen.

Megjithëse arbitri nuk donte një minutë shtesë, Albacete ishte dakord dhe u ndalën në mesin e fushës për minutën e heshtjes, shkruan telesport.

Arbitrja i binte bilbilit por lojtaret nuk luajtën nga vendi. Eventualisht nuk e mbajtën minutën e heshtjes të plotë por duartrokitën njëra-tjetrën përpara se të fillonin ndeshjen.