Dy skenarë për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë

Kriza politike në vend ka hyrë në fazën finale. Dështimi eventual i presidentes Atifete Jahjaga që t’i bindë liderët e partive politike të arrijnë një marrëveshje për dalje nga kjo krizë, do të bëjë të pashmangshme ndërhyrjen ndërkombëtare ose ndërhyrjen edhe një herë të Gjykatës Kushtetuese. 

Lajme

05/10/2014 09:38

Burime te gazetës Tribuna bëjnë të ditur se kohëve të fundit po konsultohet një skenar që mund të shërbejë për kapërcimin e gjendjes, nëse PDK, në njërën anë, dhe VLAN, në anën tjetër, mbesin në pozicione të palëkundura. Kjo do të ndodhë nëse palët dështojnë të arrijnë marrëveshje nën lehtësimin e Presidentes.

Sipas skenarit të dytë, Kushtetuesja do t’i jepte të drejtë Presidentes që t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, derisa sipas skenarit të parë, me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve  do të mund të krijohej një qeveri e përkohshme teknike.

(Tribuna)