Dy shtëpi përfshihen nga zjarri

Një shtëpi, dhe objekti pranë saj, janë përfshirë nga zjarri në Obiliq. Nuk ka të lënduar, veçse janë shkaktuar dëme materiale, njofton Policia e Kosovës, transmeton KosovaPress. Ende nuk dihen shkaqet e incidentit.

Lajme

28/02/2016 18:42

Siç njofton policia, pronari i shtëpisë, dje ka raportuar se në rrethana të panjohura pronën e tij e ka kapluar zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të ndalin zjarrin.

Policia është duke e hetuar rastin, derisa ende nuk dihen arsyet e shfaqjes së zjarrit.

Një rast i ngjashëm ka ndodhë edhe në fshatin Shtaricë të Klinës.

Siç njofton Policia e Kosovës, pronari i një shtëpie, dje ka raportuar se, në rrethana të panjohura, kati i parë i shtëpisë i është përfshirë nga zjarri. Incidenti nuk ka lënë viktima.

Zjarri është arrit të lokalizohet pasi që në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit.

Nga kjo përfshirje e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, por vlera e tyre ende nuk dihet./kp