Dy shkelje në Vrellë të Istogut

Në fshatin Vrellë të Komunës së Istogut, është raportuar se në qendrën e vetme të votimit atje, ka pasur disa shkelje.

Lajme

19/11/2017 14:57

Bëhet fjalë për votim të hapur gjë të cilën Klan Kosova ka arritur edhe ta konfirmojë.

Vlora Latifi nga Demokracia në Veprim, ka thënë se ka pasur dy raste të raportuara nga vëzhguesit e DNV-së, se dy votues kanë votuar jashtë kabinës duke e bërë publike votën e tyre, njofton Klan Kosova.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe Haki Maxharraj, kryesues i vendvotimit numër katër në Vrellë, i cili e ka konfirmuar incidentin, duke shtuar se kjo nuk e ka penguar aspak procesin zgjedhor në këtë vendvotim.