Dy serbë të Kosovës lejohen të mbrohen në liri

Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në pjesën veriore në Mitrovicë ka vendosur sot që dy serbë të akuzuar për krime kundër shqiptarëve në vitin 2000, në të ardhmen mund të mbrohen në liri.

Lajme

19/05/2015 17:40

Me këtë vendim të gjykatës, nga paraburgimi janë liruar Aleksandar Llazoviq dhe Nebojsha Vujaçiq, dy prej pesë të akuzuarve, ndër të cilët është edhe politikani Oliver Ivanoviq, i cili në paraburgim është prej fundit të janarit të këtij viti, transmeton REL.

Llazoviq dhe Vujaçiq në paraburgim ishin gjithsej nëntë muaj.

Më tutje, siç raporton agjencia Beta, të dy këta të akuzuar e kanë për obligim që tri herë në javë të paraqiten në stacionin policor dhe e kanë të ndaluar të komunikojnë me dëshmitarë dhe t’iu afrohen atyre.