Dy projektligjet për EULEX-in janë miratuar në komisionin për legjislacion (Dokument)

Vetëm Albulena Haxhiu, kryetare e komisionit, ka qenë kundër procedimit të këtyre dy projektligjeve.

Lajme

16/06/2016 17:30

Në mbledhjen e komisionit për legjislacion janë miratuar dy projektligjet që kanë të bëjnë me vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Vetëm Albulena Haxhiu, kryetare e komisionit, ka qenë kundër procedimit të këtyre dy projektligjeve.

“Kam probleme me procedurat si janë proceduar këto projektligje. Pa i tërhequr projektligjet na janë sjellë dy tjera. Kjo s’ka ndodh më herët, ngase kur qeveria procedon diçka, duhet sipas procedurave parlamentare t’i tërheq ato. Dhe e dyta kjo po bëhet me nguti. Çka është kjo katrahurë? Kjo është arsyeja pse nuk e kemi përkrahë ketë sot”, ka thënë Haxhiu, transmeton lajmi.net.