Dy projekte të rëndësishme elektrike kanë përfunduar në rajonin e Prishtinës

Rreth 10.000 konsumatorë nga Mazgiti i Obiliqit, dhe Mati 1 në Prishtinë kanë përfituar nga implementimi i projekteve të KEDS, të cilët kanë për qëllim përmirësimin e furnizimit me energji elektrike për këto lokacione.

Lajme

23/05/2018 16:08

Në fshatin Mazgit të Obiliqit, KEDS ka shtrirë kabllon 35 kV, që është 2,016 metra e gjatë. Kjo kabllo zëvendëson kabllon e vjetër që ka qenë edhe e dëmtuar. Rëndësia e këtij investimi është sepse përmes kësaj kablloje ndikohen 6,000 konsumatorë që furnizohen nga nënstacioni 5/10 kV Mazgiti. Konsumatorët që furnizohen nga kjo lidhje tash kanë energji elektrike më stabile.

Edhe në lagjen Mati 1 KEDS ka shtrirë kabllon 10 kV me gjatësi 1,510 metra që ka mundësuar të realizohet unaza ndërmjet dy daljeve të Prishtinës. Nga kjo kabllo e re kanë përfituar 3,500 konsumatorë, që tash do të kenë furnizim më të mirë me energji elektrike.

Zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala ka thënë që këto dy projekte në këto lokacione kanë rëndësi të madhe për konsumatorët. Ai tha që KEDS është i përkushtuar ti përgjigjet kërkesave të konsumatorëve dhe të përmirësoj infrastrukturën energjetike.

“Investime te tilla, prej te cilave përfitojnë direkt mijëra konsumatorë janë prioritet i KEDS-it. Këto dy projekte kanë rëndësi të madhe si për konsumatorët, ashtu edhe për vet KEDS-in, sidomos kur merren parasysh veçoritë që i karakterizojnë. Mazgiti është një nga nyjet kryesore distributive për energji elektrike, pasi prej atij nënstacioni furnizohet një pjesë e konsiderueshme e popullatës, përderisa Mati është lagjja me zgjerimin më të shpejtë në Kosovë. Këto janë tregues i qartë se KEDS, trendeve të zhvillimit te popullatës po i përgjigjet me zhvillimin e infrastrukturës energjetike në të njëjtën kohë”, tha Viktor Buzhala.

Këto dy projekte janë realizuar nga ekipet e KEDS në Kastriot dhe Prishtinë.

KEDS vazhdon të investojë dhe të rinovojë rrjetin energjetik sipas Planit Zhvillimor të Rrjetit të Shpërndarjes në të gjithë territorin e Kosovës.

ns-magziti1 unaza-3026-6