Dy policë të vrarë në Bangladesh, sulmuesit marrin 20 pengje

Sulmuesit e armatosur po mbajnë më shumë se 20 pengje në një kafene në zonën diplomatike të kryeqytetit te Bangladeshit.

Bota

01/07/2016 22:34

Një shkëmbim armësh me policinë ka lënë të vdekur të paktën dy zyrtar të policisë.

Derisa policia shkëmbeu zjarr me personat e armatosur, sulmuesit hodhën eksplozivë në drejtim të oficerëve, ka thënë një burim nga vendi i ngjarjes.

“Persona të armatosur po mbajnë pengjet në skuta në Artisan Bakery, një kafene mjaft popullore”, ka thënë pronari i kafenesë Sumon Reza për CNN.

Reza tha se arriti të arratisej, sapo kanë hyrë gjashtë deri në tetë personat e armatosur në kafene./Kp