Dy persona të lënduar në një aksident në Pejë, kjo është gjendja e tyre

Në mëngjesin e sotëm në fshatin Pavlan të Pejës ka ndodhur një aksident trafiku.

Lajme

04/12/2018 08:48

Rreth orës 06:50 të mëngjesit të sotëm në fshatin Pavlan të Pejës ka ndodhur një aksident trafiku.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka treguar se si pasojë e këtij aksidenti dy persona janë lënduar.

“Policia e Kosovës ka marrë një informacion rreth orës 06:50 se në fshatin Pavlan ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë marrë lëndime trupore mirëpo, gjithnjë duke u bazuar në ekspertizën mjekësore gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Rugova. /Lajmi.net/