Dy persona të armatosur grabisin farmacinë në Tiranë

Një farmaci është grabitur gjatë orëve të mbrëmjes në kryeqytet nga dy persona, të cilët dyshohet të kenë qenë të armatosur.

Lajme

25/03/2017 22:29

Grabitja ka ndodhur në një farmaci në rrugën e “Kavajës”, ndërsa nuk dihet shuma e parave e marrë nga dy autorët.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.