Dy persona sulmojnë një femër në Pejë

Dy shtetas të Kosovës nga Peja kanë sulmuar një femër në qytetin e Pejës. Ata vetë janë dorëzuar në Polici. Me vendim të prokurorit atyre u është caktuar masa e ndalimit 48 orësh.

Lajme

27/12/2013 14:57

Dy persona kanë plagosur një femër të enjten në qytetin e Pejës, në parkingun e një marketi, njofton Policia e Kosovës.

Dy shtetas kosovarë me inicialet A.K. 1990 dhe A.K. 1995 dyshohet se kanë sulmuar me armë të ftohtë një femër me inicialet SH.C.

Pas sulmit, , ku të njëjtit janë paraqitur vetë në Polici, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Policia e Kosovës nga Stacioni Policor në Pejë është njoftuar se në parkingun e ETC’së, në Pejë është një femër e plagosur dhe menjëherë në atë lokacion është dërguar njësiti patrullues policor i cili ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. Viktima shtetasja shqiptare e Kosovës”.

Sh.C. (1991) ishte dërguar për në emergjencën e spitalit rajonal për t’i dhënë ndihmën mjekësore,sipas konstatimit mjekësor gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë”.

“Vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur edhe hetuesit policor të këtij stacioni së bashku me njësitin e krim teknikës për të kryer shikimin e vendit.

“ Në vendngjarje është gjetur edhe mjeti i mprehtë thika për të cilën dyshohet te jetë përdorur na rast” .

“Gjate veprimeve hetimore, hetuesit kanë arritur qe të identifikojnë dy të dyshuar, shtetasit shqiptar të Kosovës A.K. (1990) dhe A.K. (1995) të cilët janë kërkuar nga policia edhe në vendbanimet e tyre, nga se kishin ikur nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së veprës, mirëpo rreth orës 20:00 të njëjtit janë paraqitur vetë policisë dhe lidhur me rast janë intervistuar nga hetuesit dhe në konsultim me Prokurorin e shtetit ju është caktuar masa e ndalimit policor  për 48 orë”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Policia e Kosovës.