Dy persona rrahin policët në Fushë Kosovë

Gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë zyrtarët policorë janë sulmuar nga dy persona.

Lajme

09/10/2018 10:30

Policia ka njoftuar se dy persona të dyshuar janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë penguar dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës, raporton lajmi.net

Sipas njoftimit të Policisë, njëri prej zyrtarëve policor ka pësuar lëndime dhe se i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit për sulm ndaj zyrtarëve policorë janë liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/