Dy persona lëndohen në minierën e Bulqizës

Një minator dhe një zjarrmëtar janë plagosur pasditen e sotme në minierën e Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur në nivelin 17-të të minierës.

Lajme

29/05/2018 16:14

Mësohet se minatori dhe zjarrmëtari kanë qenë duke punuar kur një masiv shkëmbor ka rënë dhe i ka zënë poshtë.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore.

Helikopteri i Forcave të Armatosura është nisur drejt Bulqizes për transportin e dy minatorëve të plagosur.