Dy periudhat e Malishevës

Vetëvendosje në Malishevë flet për keqqeverisje dhe kërkon vota. Visar Ymeri deklaroi se zgjedhjet e 3 nëntorit janë shumë të rëndësishme për demokracinë dhe qytetarin.

Lajme

04/10/2013 12:08

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një tubim elektoral me banorët e Shkozës të Malishevës, ku kandidati për Kryetar i saj, Alban Krasniqi, ka shpalosur programin zgjedhor.

Krasniqi u ka thënë banorëve të këtij fshati se në qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje prioritet do të jenë bujqësia, arsimi cilësor dhe shëndetësia e mirëqenia e qytetarëve.

“Në qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje Malisheva do të frymojë pa korrupsion, me një qeverisje të ndershme, me projekte cilësore dhe në shërbim të prioriteteve të qytetarëve”.

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, deklaroi se zgjedhjet e 3 nëntorit janë shumë të rëndësishme për demokracinë dhe qytetarin.

“Por është shumë i rëndësishëm edhe fakti se me këto zgjedhje ndahen dy periudha, ajo e keqqeverisjes së Malishevës nga PDK’ja dhe ajo me një qeverisje të drejtë dhe pa korrupsion, që do të ndërtojë Lëvizja Vetëvendosje, me kandidatin Alban Krasniqi dhe asamblistët e saj”.

Në njoftimin e Vetëvendosjes thuhet se në këtë tubim qytetaret kanë shprehur zhgënjimin e tyre me qeverisjen aktuale.

“Qytetarët shprehën zhgënjimin me qeverisjen në ikje, duke kujtuar premtimet e pambajtura për rrugën, kanalizimin, ambientin, etj. Ata thanë se e vetmja shpresë për ndryshime është Lëvizja Vetëvendosje dhe Shkoza në mënyrë masive do ta mbështesë Alternativen e Vetëvendosjes – si shpresa për ndryshime thelbësorë”.