Dy notarë australianë shpëtohen me dron

Një avion i telekomanduar është përdorur për të shpëtuar dy notarë në një plazh deti në Australi.

Bota

18/01/2018 15:24

Ky është rasti i parë i një shpëtimi të tillë në det me anë të teknologjisë.

Është raportuar se shpëtimi ka ndodhur pas disa shpëtimtarë në plazhin Lennox Head, ishin duke u përgatitur për një sesion trajnimi, se si të përdorin dronët për të shpëtuar notarët.

Qeveria e Uellsit të Ri Jugor në Australi, ka thënë se sesioni i trajnimit është kthyer në një shpëtim të vërtetë, pasi dikush ka vërejtur se dy persona ishin duke notuar përtej zonës së sigurt.

Shpëtimtarët kanë nisur dronin me një pajisje shpëtimi, të cilën e kanë përdorur notarët për të arritur deri në breg të detit.

Operacioni i shpëtimit ka zgjatur 70 sekonda.

Të dy notarët kanë qenë të lodhur, mirëpo nuk janë lënduar.