Dy ndeshjet që tifozët e Juves ‘urrejnë’ t’i humbasin sipas Ronaldos

Crisitano Ronaldo ka thënë se Juventusi nuk guxon ta humbas ‘Derby della Mole’ të shtunën ndaj Torinos.

Sport

14/12/2018 10:14

Kjo fundjavë në Serie A, sjellë derbin e Torinos, me skuadrën me këtë emër që pret rivalët e Juventusit.

Para kësaj ndeshje, ka folur edhe Cristiano Ronaldo, i cili pret që skuadra e tij ta fitojë këtë derbi.

“Kam mësuar se tifozët e Juventusin refuzojnë të humbasin në dy ndeshje, kundër Interit dhe Torinos. Humbja është gjithmonë diçka e keqe, nuk më pëlqen”, ka deklaruar Ronaldo për ‘Tuttosport’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Derbi është gjithmonë një rast i madh, kështu që ne duhet ta fitojmë. Jam i qetë sepse e di potencialin e këtij ekipi. Na presim disa ndeshje të rëndësishme”.

Ronaldo që verën e fundit për 105 milionë euro kaloi nga Real Madrid te Juventusi, ka arritur që në 15 ndeshjet e para në Serie A të realizoi 10 gola./Lajmi.net/