Dy muaj pas ndarjes nga Cheryl, Liam Payne zbulon lidhjen e re

Artisti, Liam Payne ka konfirmuar lidhjen me modelen e njohur, Cairo Dwek.

ShowBiz

15/08/2018 23:58

Çifti i famshëm janë parë në Itali dorë për dore duke shëtitur e që dukeshin tejet të lumtur, shkruan lajmi net.

Pas një shëtitje të shkurtër ata u larguan për në veturë ku shkëmbyen puthje me njëri-tjetrin. Edhe pse kishte shumë spekulime javët e fundit për lidhjen e dyshes, asnjëri nuk kishte konfirmuar asgjë për media.

Ndryshe, Liam Payne muajin e kaluar ishte ndarë nga e dashura, Cherly Cole. Shihet se e ka harruar shpejt atë…/Lajmi.net/