Dy modele të reja të iPhone gjatë gushtit

Dy iPhone të ri do të mund të lansohen jo më larg se në muajin gusht, pretendon analisti i KGI Securities Ming-Chi, që do të ishte një muaj më herët se shtatori i zakonshëm i Apple për lansimin e pajisjeve të reja.

Auto & Tek

21/05/2015 18:24

Sipas tij, Foxconn do të jetë përgjegjës për 60 deri 70 për qind të porosive të iPhone-it të ri, ku priten të lansohen dy modele të reja – një iPhone 6s 4.7-inç dhe një iPhone 6s Plus 5.5-inç.

Ai pretendon gjithashtu se modelet e reja do të përmbajnë teknologjinë më të re ‘Force Touch’ e cila aktualisht gjendet në MacBook dhe MacBook Pro, transmeton Lajmi.net.

Për ata të cilët presin që të shfaqet një iPad më i madh, Kuo ka disa lajme të mira. Ai pretendon se Foxconn do të jetë përgjegjës gjithashtu për porositjen e një iPad Pro 12.9-inç që do të lansohej në fund të vitit.

Sipas një raporti nga KGI Securities, iPhone-i i ri do të ketë një RAM prej 2GB, një kamerë të përmirësuar prej 12MGP dhe një senzor të ri të Touch ID.