Dy miket e ngushta prishin raportet? Rrezarta ka një sqarim për Zaiminën

Këngëtarja Rrezarta Shkurta ishte e ftuara e radhës e Jonida Shehut.

ShowBiz

12/10/2017 09:55

Para ekranit televiziv ajo shpalosi ngjarjet më të rënda që i kanë ndodhur kohëve të fundit nga jeta private dhe për miqësinë me kolegët, shkruan lajmi.net

Ajo sqaroi për të parën herë pse nuk po e ndjek mikeshën e saj Zaiminën në Instagram duke hequr çdo dyshim se ato i kanë prishur raportet mes vete.

‘’Në fakt nuk e kam ndjekur kurrë. E kam Instagramin për biznes dhe ndjek vetëm ato. Nuk ka ndonjë hatërmbetje për këtë gjë”, sqaroi Rezarta. Sa për miqtë, duket se nuk ka shumë. Përmend Elgit Dodën dhe konfirmon lidhjen e tij me Klea Hutën. “E kam uruar para një viti kur e mora vesh’’.

Rrezarta teksa foli për Ermalin dhe jetët e tyre larg njëri-tjetrit as kësaj here nuk u pëbajt nga emocionet.

‘’Kur ndodhi ngjarja, atë kohë isha shumë e dehur, e mpirë, e hutuar për ta kuptuar çfarë po ndodh. Ne kishim vajzën 1 vjeçe. Ishim në kulmin e lumturisë. Ishte shumë e vështirë është pak ta thuash’’, tha ajo.

Rrezi gjithashtu ndau me shikuesit moment nga dhimbja e madhe që ka përjetuar vajza e tyre e vogël e cila është shtysa e çiftit për të vazhduar tutje.

Ajo mes lotësh e pati pothuajse të pamundur t’i spjegoj ditët  e Herës pa bab.

‘’Personi që na jep kurajo të dyve është vajza jonë Hera. Nuk e di nëse ajo ka arritur ta kuptojë nocionin baba! Edhe ajo ditët e para kur ndodhi ngjarja as nuk hante, as nuk flinte mirë’’..

Këngëtarja e cila tani është duke u marrë veç me biznesin e saj privat nga ekrani televiziv mes lotësh i tha ‘Të dua’ bashkëshortit./Lajmi.net/