Dy mijë persona largohen nga një fshat i Sirisë

Pasi forcat e regjimit morën kontrollin si rezultat i tërheqjes së organizatës terroriste DEASH, afro dy mijë persona janë larguar nga fshati Tadif i qytetit Al Bab në afërsi të Halepit në Siri, drejt zonave të kontrolluara nga opozitarët.

Bota

27/02/2017 14:35

Pas marrjes së kontrollit të fshatit Tadif në jug të Al Bab-it nga forcat e regjimit me tërheqjen e DEASH-it, afërsisht dy mijë persona kanë marrë rrugën e migrimit. Duke marrë ca gjësende me vete në kushte të vështira, këta sirianë kanë ikur drejt zonave të kontrolluara nga Ushtria e Lirë Siriane (ULS), duke u vendosur në tenda të cilat i kanë marrë me vete.

Shumica e familjeve përbëhen nga fëmijë dhe gra, teksa me vete nuk kanë lënë pa i marrë edhe kafshët. Ndërkaq, njësitë e ULS-së po përpiqen t’i plotësojnë nevojat ushqimore të familjeve të cilët kanë ikur nga rajoni, përcjellë AA, transmeton Klan Kosova.