Dy meshkuj me fat, shpëtojnë pa përfunduar në gropë (Video)

Dy meshkuj kanë pasur një arratisje me fat pasi vetura e tyre u gëlltit nga një gropë e hapur në një rrugë në Kinë. 

Bota

30/11/2014 21:38

Video e kamerave të sigurisë tregon se si vetura fillon të rrëshqasë në gropë, dhe se si dy personat që ndodhen brenda saj arrijnë që të dalin jashtë, para se automjeti i tyre të përfundojë poshtë, transmeton lajmi.net.

Autoritetet në qytetin Jinjiang, kanë nxjerrë edhe pamjet ku shihet një kamion i madh i cili me sa duket është shkaktari i dëmtimit të rrugës në atë pjesë. (lajmi.net)