Dy maska natyrale që eleminojnë 100% thinjat e parakohshme – Lajmi.net
Dy maska natyrale që eleminojnë 100% thinjat e parakohshme
Autori: Lajmi.net GenderLifestyle 10:15, 25 March 2017
Flokët e thinjur, siç dihet jo gjithmonë kanë lidhje me moshën dhe vitet. Në qoftë se vini re disa fije të bardha ose gri në flokët tuaj do të thotë se folikulat e flokëve nuk po prodhojnë më melaninë. Melanina është pigmenti që u jep ngjyrë flokëve.

Kjo gjë ndodh zakonisht në të 30-at, por nuk do të thotë që një 20 vjeçare mund të mos ketë thinja. Për shumë të rinj, lyerja e flokëve mund të jetë një zgjidhje e mire, por jo domosdoshmërisht. Maskat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë për të rikthyer ngjyrën e errët të flokëve dhe për të parandaluar shfaqjen e mëtejshme të thinjave. Zakonisht, dermatologët këshillojnë që flokët e thinjur duhen trajtuar vazhdimisht, por edhe ushqimi ka rol të rëndësishëm. Për të shmangur flokët e thinjur rekomandohen ushqime të pasura me acide yndyrore esenciale Omega 3, vaj ulliri, avokado, fruta të thata si arra dhe fara, si dhe ato të pasura me vitamina B dhe E, magnez dhe zink.

1.Maskë me piper i zi, kos dhe vaj bajamesh: Në një enë shtoni 10 gr piper të zi të grirë, 1 lugë gjelle me kos dhe një lugë gjelle vaj bajamesh. Lyeni flokët që nga maja dhe rrënjët dhe mbani përzierjen në kokë për 30 minuta. Përdoreni këtë maskë 1-2 herë në javë dhe do të vini re ndryshime që në ditët e para.

2.Maskë me kafe, kos dhe uthull molle: Siç vihet re edhe në maskën e mësipërme, kosi është përbërësi kryesor që ndihmon në zbehjen e thinjave.

Për këtë maskë duhet të përzieni 50 ml kos natyral, 1 lugë kafe e pazier dhe një lugë uthull molle, derisa të përftoni një masë homogjene. Pasi t’i keni larë flokët si zakonisht, aplikoje maskën nga rrënjët në maja dhe mbajeni për 90 minuta. Mbështillni flokët me qese plastike ose peshqir. Lani kokën me ujë të vakët  dhe në fund thajeni në temperaturë ambienti.

Fjalët kyçe: Thinjat

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Bike Rivals
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bow Master