Dy majmunët janë klonuar duke përdorur teknikën që prodhoi Dolly delet (Dolly the Sheep)

Dy majmunët janë klonuar duke përdorur teknikën që prodhoi Dolly delet (Dolly the Sheep).

Fun

26/01/2018 09:05

 

Zhong Zhong dhe Hua Hua u lindën disa javë më parë në një laborator në Kinë.

Shkencëtarët thonë se popullatat e majmunëve që janë gjenetikisht identikë do të jenë të dobishëm për hulumtimin e sëmundjeve njerëzore.

Por kritikët thonë se kjo punë ngre shqetësime etike duke sjellë botën më afër klonimit njerëzor.

Qiang Sun i Akademisë kineze të Shkencavetë Institutit NeuroShkencor  tha se majmunët e klonuar do të jenë të dobishëm si një model për studimin e sëmundjeve me një bazë gjenetike, duke përfshirë disa lloje të kancereve, çrregullime metabolike dhe imune, transmeton Klan Kosova.

Zhong Zhong i cili u krijua nga transferimi bërthamor i qelizave somatike u lind tetë javë më parë dhe Hua Hua gjashtë javë më parë.

Studiuesit thonë se majmunët po ushqehen me shishe dhe aktualisht po rriten normalisht. Ata presin që më shumë klone të këtij lloji të lindin gjatë muajve të ardhshëm.