Dy lojtarët e Cityt tregojnë se si e refuzuan Liverpoolin

Leory Sane dhe Ilkay Gundogan, kanë mundur që sot të jenë lojtarë të Liverpoolit.

Sport

13/01/2018 17:34

Të dy këta, në të kaluarën kanë refuzuar skuadrën nga ‘Anfield Road’ dhe trajnerin e tyre, Liverpool.

Këtë e kanë vërtetuar dy yjet e Cityt, Gundogan dhe Sane.

Në një intervistë ekskluzive për ‘DailyMail’, Gundogan ka thënë se Klopp ka tentuar transferimin e tij te Liverpool, pasi së bashku kanë punuar te Borussia Dortmund.

“Do të bëhesha gënjeshtar nëse do të them se Klopp nuk ka dashur të më transferoi mua, por unë doja Cityn”, ka deklaruar Gundogan.

Kloppin e ka refuzuar edhe Sane, që ka thënë se projekti i Guardiolas e ka bindur më shumë, ku trajneri spanjoll i ka kërkuar të transferohet te City, për të luajtur sikur Messi./Lajmi.net/