Dy lesbike kërkojnë donator të spermës i cili është inteligjent… (Foto)

Një çift i gjinisë së njëjtë e ka përdorur rrjetin social Facebook për të kërkuar një donator sperme.

Fun

29/10/2015 15:43

Ashleigh Habgood dhe Alley Williams nga Zelanda e Re, e kanë postuar një status në Facebook duke e shprehur dëshirën e tyre për të krijuar një familje, transmeton lajmi.net.

'Dream' sperm donor: 'You don't want to be a dad. You just want to be a cool dude that helped us out'

Çifti i cili është martuar në Janar të këtij viti, e ka shkruar një status të gjatë në Facebook duke e përshkruar donatorin e spermës ideal, i cili kanë thënë se duhet të jetë inteligjent, me një zemër të gjerë, dhe që nuk ka dëshirë të bëhet baba.

‘Ti nuk duhet të kesh dëshirë të bëhesh baba. Ti thjesht dëshiron të bëhesh një djalosh ‘cool’ i cili na ka ndihmuar neve’, kanë shkruar ato në statusin e tyre i cili mund të shihet nga të gjithë.

‘Ne dëshirojmë ta gjejmë një donator i cili na përshtatet edhe neve, dhe dikë i cili është i interesuar të jetë prezent (qoftë edhe vetëm në datëlindje) në jetën e fëmijës. Ti duhet të kesh një histori të pastër mjekësore, nuk duhet të kesh diabet, probleme me zemër apo probleme tjera të ndryshme. Gjithashtu duhet të jesh më i gjatë se ne”.

Optional extras: While they said they just want a healthy baby, the couples ideal sperm donor would be 'not white', an 'All Black' and an 'amazing lover'

Ato gjithashtu kishin shkruar se donatori ideal nuk duhet të kishte HIV dhe duhet të ishte më i ri se 45 vite për ti shmangur të gjitha rreziqet e sëmundjeve si autizmin, skizofreninë etj.

Ato gjithashtu e kishin përfshirë edhe një listë tjetër për donatorin e tyre ku thuhej se nuk duhet të ishte me ngjyrë të bardhë.

Një listë tjetër thuhej se ai duhej të ishte i gjithi i zi, një dashnor i mrekullueshëm etj.

‘Është e qartë se ne krejt çfarë duam është një foshnjë e shëndetshëm për të cilën mund të kujdesemi përgjithmonë’, kanë thënë ato.

Ato kanë thënë se kishin zgjedhur ta bënin publike kërkesën e tyre edhe në Facebook pasi që në Zelandën e Re ka shumë pak donator.

Ato kanë thënë se përpilimi i listës së donatorëve mund të merr deri në 18 muaj dhe pastaj formohet lista e ngushtë ku duhet të zgjedhësh prej 3 personave.

“Ne gjithashtu jemi duke e shikuar edhe mundësinë e adoptimit por kemi dëshirë që ta lindim edhe një fëmijë tonin”, kanë shkruar ato.

Ashleigh dhe Alley kanë qenë shoqe të ngushta që nga mosha 15 vjeçare.

Ato e udhëheqin një biznes së bashku dhe mendojnë ta bëjnë një fëmijë para vitit 2017.

Ato e kanë përfunduar postimin duke i detajuar legalitetet e të qenit donator sperme.

“Nëse ne nuk të njohim ty, ne do ti bëjmë së bashku të gjitha kontrollimet tek doktori”, kanë thënë ato duke shtuar se ‘Gjithashtu ti legalisht do të jesh ‘donatori i spermës’ dhe JO ‘babai’.

'Serious sperm shortage': The couple said the sperm donor waiting list in 18 months long and then you only have, if you're lucky, three donors to choose from

/Lajmi.net