Dy legjenda të futbollit do të luajnë për Chapecoense (FOTO)

Dy emra të mëdhenj në botën e futbollit janë të gatshëm të kthehen dhe të luajnë për Chapecoense.

Sport

01/12/2016 15:58

Ronaldinho dhe Juan Roman Riquelme janë duke konsideruar mundësinë e rikthimit për të luajtur për skuadrën braziliane Chapecoense.

Ekipi brazilian humbi 19 futbollistë pas rrëzimit të aeroplanit gjatë rrugës për në Kolumbi që la të vdekur në total 71 persona.

Mediat braziliane raportojnë se pas gatishmërisë së klubeve të ndryshme që t’u huazojnë futbollistë pa pagesë, Ronaldinho dhe Riquelme janë të gatshëm t’i bashkohen ekipit, përcjell “Lajmi.net”.

Ronaldinho është futbollist i lirë kurse Riquelme së fundmi luajti për Argentinos Juniors më 2014.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.